Tërmeti me magnitudë 5.7 në jug të Italisë
Tërmeti me magnitudë 5.7 ka goditur jugun e Italisë, me epiqendër në detin Tirren. Brenda gjysmë ore, autoritetet kanë regjistruar pesë lekundje sizmike në zonën e goditjes.

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur jugun e Italisë këtë të premte, me epiqendër në detin Tirren. Brenda pak se gjysmë ore, autoritetet kanë regjistruar të paktën pesë lekundje sizmike në këtë zonë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali (INGV), lekundjet e para nisën në orën 11:51, ndërsa tërmeti më i fortë u regjistrua në orën 12:19.
Lekundja kryesore kishte magnitudë 5.7 dhe epiqendër në një thellësi prej rreth 9 kilometrash nën sipërfaqen e detit.
Aktiviteti sizmik është ndier edhe në qytetin e Palermos, në ishullin e Sicilisë, ku banorët kanë perceptuar lekundjet e tokës.
Brenda një intervali të shkurtër kohor, zona është përfshirë nga disa lekundje të njëpasnjëshme, ndërsa ajo e orës 12:19 rezultoi më e forta nga pesë të regjistruar.