Vartësit e Ballukut paraqiten sërish në SPAK
Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, dy vartësit e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, u paraqitën sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të dy vartësit e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku u paraqitën së bashku në ambientet e institucionit të drejtësisë. Ata ishin gjithashtu në ambientet e SPAK disa ditë më parë, ku u pyetën në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me procesin ndaj Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH.