Tërmete godasin brigjet e Siçilisë, evakuohen shkollat dhe lëshohet alarm për cunami
Një seri tërmete kanë goditur brigjet e Siçilisë dhe kanë shkaktuar alarm për cunami. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa shkollave në Palermo dhe Messina. Banorët kanë raportuar se kanë ndjerë lëkundjet në disa zona, përfshirë Palermon, Patti-n, Licata-n, Capo d'Orlando-n dhe Campofelice di Roccella-n.

Një seri tërmete kanë goditur brigjet e Siçilisë dhe kanë shkaktuar alarm për cunami. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa shkollave në Palermo dhe Messina. Banorët kanë raportuar se kanë ndjerë lëkundjet në disa zona, përfshirë Palermon, Patti-n, Licata-n, Capo d'Orlando-n dhe Campofelice di Roccella-n. Qyteti i Licata-s ndodhet rreth 180 kilometra larg epiqendrës. Sipas autoriteteve, 11 lëkundjet e tjera të regjistruara kanë pasur magnitudë mbi 3.0. Për shkak të rrezikut të mundshëm, është dhënë një alarm portokalli për cunami, dhe autoritetet kanë thirrur banorët të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin zonat bregdetare deri në një njoftim të mëtejshëm. Nuk është raportuar për persona të plagosur apo dëme të shkaktuara.