Kryeministri Edi Rama akuzoi studentin për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, studenti mohoi akuzat
Kryeministri Edi Rama akuzoi një student të Fakultetit të Mjekësisë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por studenti mohoi akuzat duke thënë se është student i ekselencës dhe nuk ka asnjë precedent penal.

Kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 45 protestues, për të cilët pretendoi se nuk janë studentë, por persona me precedentë penalë. Njëri prej tyre, një student 20-vjeçar i Fakultetit të Mjekësisë, provoi se ishte student i ekselencës dhe mohoi akuzat publike të pabazuara të kryeministrit.
Studenti Jon Sinoimeri tha se nuk di se çfarë legjendash me mbret shpik kryeministri, dhe shtoi se për herë të parë në polici kishte qenë më 13 tetor, pasi policia e kishte shoqëruar gjatë protestës dhe kishte qëndruar në komisariat për 7 orë e gjysmë. Ai shprehu mosbesim tek institucionet për të kërkuar të drejtën e tij ndaj akuzave publike të pabazuara.
Kryeministria nuk arriti të vinte në dispozicion prova mbi akuzat publike të kryeministrit Edi Rama për rastin konkret, por e konsideroi fjalën e tij si ‘provë’. Kjo nuk është rasti i parë që kryeministri Rama përdor strategjinë e linçimit publik ndaj protestuesve.
Reagimet publike ndaj veprimet të kryeministrit janë të shumta, duke përfshirë edhe reagimet nga shoqëria civile, që e quan këtë një akt antiligjor të kryeministrit. Edhe policia e konsideron se ekspozimi publik i fotove të protestuesve dhe akuzat ndaj tyre për vepra penale janë një akt penal.