Studentët e mjekësisë i bashkohen protestës për kushtet në sektorin e shëndetësisë
Studentët e mjekësisë i bashkuan protestën e studentëve dhe pedagogëve para Kryeministrisë, duke e mbështetur kërkesën e tyre për kushtet në sektorin e shëndetësisë. Ata thanë se kushtet në sistemin arsimor dhe shëndetësor janë disa prej arsyeve pse shumë të rinj mendojnë largimin nga Shqipëria.

Studentët e mjekësisë u rikthyen në shesh sot për të mbështetur protestën e studentëve dhe pedagogëve para Kryeministrisë. Ata thanë se kushtet në sistemin arsimor dhe shëndetësor janë disa prej arsyeve pse shumë të rinj mendojnë largimin nga Shqipëria.
Studentët e mjekësisë thanë se e mbështesin protestën dhe kërkesat e ngritura nga studentët e universiteteve të tjera. Ata theksuan se kushtet në sistemin arsimor dhe shëndetësor janë disa prej arsyeve pse shumë të rinj mendojnë largimin nga Shqipëria.
“Ne kemi dalë në 2023-shin për kushtet, për praktikë. Ne sot jemi në solidaritet me gjithë kauzën e madhe që është ngritur me universitetet e tjera, me pedagogët. Ëndrra jonë është ta vazhdojmë mjekësinë këtu në Shqipëri, por kushtet na detyrojnë të largohemi”, tha për Citizens.al një student i vitit të pestë të Mjekësisë së Përgjithshme.
Studentët e mjekësisë thanë se dëshrojnë të ndërtojnë jetën dhe karrierën në Shqipëri, por për këtë u duhen kushte për të ushtruar profesionin në mënyrë dinjitoze.
“Ne duam të rrimë në Shqipëri. Unë nuk dua të iki jashtë. Kam familjarët e mi këtu, kam jetën time këtu, shoqërinë time këtu. Por unë dua të rri në një Shqipëri ku çdo qendër shëndetësore ka të paktën kushtet minimale, që unë t’i ofroj një shëndet të mirë pacientit tim”, u shpreh Majda, studente e mjekësisë.
Studentët e mjekësisë thanë se e mbështesin protestën dhe kërkesat e ngritura nga studentët e universiteteve të tjera. Ata theksuan se kushtet në sistemin arsimor dhe shëndetësor janë disa prej arsyeve pse shumë të rinj mendojnë largimin nga Shqipëria.
“Ne jemi të unifikuar me kërkesën e pjesës tjetër që merr pjesë në protestë për dorëheqjen e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila më pas do t’i japë zgjidhje situatës dhe konfliktit civil dhe politik në të cilin ndodhemi”, u shpreh Xhixha.
Në një konferencë për shtyp disa orë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi emrat dhe fotografitë e disa personave që i paraqiti si individë me precedentë penalë të përfshirë në protestat e fundit. Mes tyre ishte edhe Jon Sinoimeri, student i Mjekësisë, për të cilin Rama pretendoi se kishte precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sinoimeri iu përgjigj deklaratave të kryeministrit nga protesta para Kryeministrisë, duke mohuar akuzën dhe duke theksuar se është student i vitit të dytë në mjekësinë dentare.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj edhe notat që kam marrë, 10.0”, tha Sinoimeri.
Jon Sinoimeri tha për Citizens.al se pjesëmarrja e tij në protestë nuk lidhet me ndonjë organizatë politike dhe se ka dalë në protestë me vullnetin e tij.
“Kam ardhur pjesë e protestës sepse e kam të vetëndjerë. Nuk kam asnjë lloj organizate nga mbrapa, siç ka dalë dhe ka deklaruar zoti Kryeministër. Unë nuk i kam dëgjuar ndonjëherë këto organizata, Antifa, neokomuniste, që ky ka dalë dhe ka trilluar”, deklaroi ai.
Sinoimeri ishte edhe një nga studentët e shoqëruar nga policia në protestën e 13 tetorit.
“Më 13 tetor ka nisur kjo protestë studentore, ku unë jam kapur nga 17 policë dhe tre të tjerë më kanë dhunuar, më pas më kanë çuar në rajon. Më kanë mbajtur shtatë orë e gjysmë dhe më pas më kanë nxjerrë pa asnjë lloj prove se pse më kapën”, tha Jon Sinoimeri.
Ai iu përgjigj edhe deklaratës së Ramës se do t’u ndërpriste bursat studentëve pjesëmarrës në protestë, duke thënë se bursa që ata marrin është shumë e ulët.
“Nuk e di kë kërcënon. Bursa është 900 mijë lekë, e ndarë në nëntë muaj. Është 100 mijë lekë në muaj dhe i bie 5 mijë lekë në ditë”, përfundoi Sinoimeri.
Në mbështetje të studentëve dolën edhe mjekë, stomatologë, infermierë dhe farmacistë. Ermal Pashaj, mjek, tha se një grup profesionistësh të shëndetësisë ka vendosur të mbështesë publikisht protestën, duke kundërshtuar edhe mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.
“Ne, si një organizim i lirë i një grupi mjekësh, stomatologësh, infermierësh dhe farmacistësh, kemi vendosur të dalim hapur me qëndrimin tonë të prerë për të mbështetur nismat e studentëve. Tashmë është nonsens qëndrueshmeria e policisë ndaj studentëve dhe studentëve të mjekësisë”, tha Pashaj.