Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër Ramës
Studentët, pedagogët dhe biznesi i vogël kanë njoftuar protesta për shtunën, ndërsa sindikata e universiteteve ka shpallur bojkotin e mësiminë në universitetet publike.

Tirana përgatitet për një ditë të re protestash, pas 11 ditësh të protestave të studentëve dhe pedagogëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Studentët, pedagogët dhe biznesi i vogël kanë njoftuar protesta për shtunën, ndërsa sindikata e universiteteve ka shpallur bojkotin e mësiminë në universitetet publike.
Studentët kanë njoftuar grumbullimin e tyre për orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa pedagogët kanë njoftuar grumbullimin e tyre për orën 10:00 përpara Universitetit Politeknik të Tiranës. Partia Demokratike ka thirrur protestën kombëtare përpara Kryeministrisë, ndërsa shqata e Biznesit të Vogël ka thirrur sipërmarrësit të ulin qepenat gjatë orarit të protestës dhe të bashkohen me studentët.
Sindikata e universiteteve ka kërkuar ndalimin e përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetimet e pavarura për ndërhyrjet policore që nga 13 tetori dhe trajtimin ligjshëm të studentëve që policia ka shoqëruar gjatë protestave.