515 ushtarë të rinj betohen në Prishtinë, Kurti zotohet për mbi 1 miliard euro investime në mbrojtje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zotuar se qeveria do të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual. Ai ka deklaruar se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është një nga prioritetet e qeverisë dhe se janë rekrutuar 3 220 ushtarë të rinj gjatë periudhës së qeverisjes së tij.

Në ceremoninë e betimit të 515 ushtarëve të rinj në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Kurti tha se qeveria synon të arrijë dy vjet më herët kapacitetet ushtarake të planifikuara për vitin 2028. Ai bëri të ditur gjithashtu se janë realizuar blerje armatimi me vlerë mbi 430 milionë euro, duke përmendur dronët Bayraktar, sistemet Skyguard dhe më shumë se 40 lloje armatimesh të rënda dhe të lehta.
Kurti përsëriti gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione dhe ushtrime ndërkombëtare, përfshirë aktivitetet “Defender 21”, “Defender 23” dhe “Defender 25”.