Sindikata e Artit, Kulturës dhe Medias bashkohet me studentët në protestën e 24 tetorit
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën kombëtare të 24 tetorit, duke shprehur solidaritetin me studentët, të rinjtë dhe qytetarët që pritet të mblidhen para Kryeministrit.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën kombëtare të 24 tetorit, duke shprehur solidaritetin me studentët, të rinjtë dhe qytetarët që pritet të mblidhen para Kryeministrit. Përmes një thirrjeje publike, sindikata ka ftuar të gjithë anëtarët e saj, artistët, si dhe punonjësit e sektorit të kulturës dhe medias, që të bashkohen tubimit të së shtunës, në orën 11:00, para godinës së Kryeministrit në Tiranë.
Në deklaratën e saj, sindikata thekson se pjesëmarrja në protestën e 24 tetorit është një shprehje e përgjegjësisë qytetare për të ardhmen e vendit, por edhe një angazhim për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve. "Jemi punëmarrës, jemi prindër, jemi qytetar. E ardhmja e këtij vendi është edhe përgjegjësia jonë", shprehet sindikata.
Në mesin e kërkesave kryesore të saj renditen sigurimi i pagave dhe pensioneve dinjitoze, garantimi i kushteve të sigurta në vendin e punës, forcimi i mbrojtjes sociale dhe respektimi i lirisë së shprehjes pa frikë apo presion. Sindikata nënvizon se misioni i saj nuk kufizohet vetëm në përfshirjen e interesave profesionale, por përfshin edhe mbështetjen e qytetarëve dhe ngjitjen e zërit për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
"Nesër do të jemi në shesh, aktivisht dhe paqësisht, me artin, kulturën dhe fjalën e lirë në krah të qytetarëve. Me besimin se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme që u jep të rinjve arsye për të qëndruar dhe shpresë për të ecur përpara", thuhet në deklaratën.
Në përfundim të reagimit, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias u bën thirrje anëtarëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë paqësore në protestën, duke parëçellë mesazhin: "Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë u bën thirrje anëtarëve të saj, artistëve dhe punonjësve të kulturës dhe medias t'i bashkohen protestës kombëtare, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët. Jemi punëmarrës, jemi prindër, jemi qytetar. E ardhmja e këtij vendi është edhe përgjegjësia jonë.
Misioni yni sindikal na kërkon të jemi pranë njerëzve, të mbrojmë dinjitetin dhe të ngremë zërin për paga dhe pensione dinjitoze, siguri në punë, mbrojtje sociale dhe lirinë për të folur pa frikë. Nesër do të jemi në shesh, aktivisht dhe paqësisht, me artin, kulturën dhe fjalën e lirë në krah të qytetarëve. Me besimin se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme që u jep të rinjve arsye për të qëndruar dhe shpresë për të ecur përpara. Nesër, ora 11:00, para Kryeministrit! Bashkë për dinjitet, për të drejtë dhe për një të ardhme me shpresë!", thuhet në njoftim.
Media që s’e dorëzon pavarësine e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.