Aktualitet

Protestuesi Erjon Vishkurti humbi syrin gjatë protestës në Tiranë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori gjatë protestës, duke ngritur akuza mbi Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj protestuesve paqësorë.

Foto nga burimi: Berisha pas protestës: Kryeqyteti përjetoi një ditë dhe natë terrori, dhunë ndaj protestuesve paqësorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të protestës në Tiranë, duke ngritur serish akuza mbi Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. Berisha ka ngritur shqetësimin për disa persona të lënduar, mes tyre një protestues që, sipas tij, ka humbur syrin. Sipas kreut të PD-së, ka pasur shoqërime të paligjshme në komisariate të cilat ai shprehet se I ka denoncuar, duke paralajmëruar se efektivët përgjegjës do të përballen me ligjin.

Gjatë ditës dhe në natë, narkobanditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë. Kanë qëlluar me mjete zjarri në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve që përdorin. Erjon Vishkurti humbi syrin. I diplomuar në gazetari, ndërkohë që në absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm ndaj askujt. Në sy u plagos një protestuese paqësore tjetër, mbi vetull u godit me plumb një protestues tjetër, në abdomen me plumb, që duhet heq në operacion.

Akte barbare. 40 vjeçari Lorenco Bezani u shkelmua barbarisht në kokë e trupi në kënd, pa asnjë akt, nuk kryente asnjë akt dhune. Dhjetëra e dhjetëra të tjerë janë torturuar, terrorizuar dhe janë marrë përdhunisht në komisariate, njerëz që s’kanë pasë asnjë lidhje me protestën.

Unë sot këtu, dua t’i informoj shqiptarët se në mënyrë të përsëritur, banditë të droguar me uniformë ngacmojnë në makinat e tyre seksualisht vajzat që marrin. Për të mos thënë jo vetëm vajzat.

Horra si ata nuk ka Shqipëria. Unë i garantoj shqiponjat e Edi Ramës, banditë të Edi Ramës, shqiponja apo çfarëdo jenë, se akti i parë i përmbysjes, i largimit të padronit të tyre, ato një për një do të përgjigjen para ligjit për krime të shëmtuara.

Për krime, ju e keni marrë vesh, arrestimet e paligjshme me dhjetëra, dhjetëra e dhjetra. Një bandë e droguar që beson se do mund të mbajë në pushtet kreun e organizatës kriminale të Shqipërisë. Jo vetëm do shkrihet, jo vetëm do shkrihet si shërbim, por në absolute, secili prej jush do të procedohet mbi bazën e veprës penale që ka kryer. Sjellje të paimagjinueshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.