Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme në Kongres lidhur me laptopin e Hunter Biden
Dy ish-zyrtarë të FBI-së, Nikki Floris dhe Bradley Benavides, janë akuzuar për dhënien e deklaratave të rreme në Kongres lidhur me rolin e tyre në hetimin për laptopin e Hunter Biden.
Dy ish-zyrtarë të FBI-së, Nikki Floris dhe Bradley Benavides, janë akuzuar për dhënien e deklaratave të rreme në Kongres lidhur me rolin e tyre në hetimin për laptopin e Hunter Biden. Ata u dorëzuan për herë të parë para një gjykate federale në Washington.
Avokatët e Floris dhe Benavides kanë cilësuar atë një patriote dhe kanë thënë se ajo i ka shërbyer FBI-së për afro 20 vjet si zyrtare e inteligjencës. Ata kanë thënë se Departamenti i Drejtësisë i ka akuzuar padrejtësisht për një krim, bazuar në pretendimet e politikanëve dhe jo në faktet.
Akuzat u ngritën vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke bërë që të bëhen pjesë e një seri veprimesh të profilit të lartë të Departamentit të Drejtësisë, të cilat kanë ngjallur debate politike në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Kreu i FBI-së, Kash Patel, ka deklaruar se dhënja e deklaratave të rreme në Kongres nga zyrtarët e lartë të institucionit cenon themelet e sistemit ligjor.
Laptopi i Hunter Biden u bë pjesë e debatit politik amerikan në tetor të vitit 2020, në javët e fundit të fushatës presidenciale mes Donald Trump dhe Joe Biden, i cili më vonë fitoi zgjedhjet. Gazeta "New York Post" publikoi materiale që tha se i kishte marrë nga një hard disk i një kompjuteri të lënë nga Hunter Biden në një servis riparimi në Wilmington, Delaware. Materiale të tilla përmbanin email-e që dukeshin se lidheshin djalin e Joe Biden me aktivitetet biznesi jashtë vendit.
Rrethanat e zbulimit të laptopit ngritën shqetësimet mes demokratëve dhe ish-zyrtarëve të inteligjencës për mundësinë e dezinformimit rus. Në atë kohë, komuniteti amerikan i inteligjencës vlerësonte se Rusia po përpiqej të ndikonte në zgjedhjet në favor të Trump, ndërsa Rudy Giuliani, aleati i tij, kishte udhëtuar jashtë vendit për të mbledhur informacione komprometuese për familjen Biden.
Më vonë, Hunter Biden u akuzua dhe u shpall fajtor për vepra penale që lidhen me armët dhe taksat, gjatë administratës së babait të tij. Në javët e fundit të presidencës, Joe Biden i dha falje.
Hetimet rikthejnë vëmendjen te FBI-ja
Floris dhe Benavides drejtonin Task-Forcen e Inteligjencës së Huaj të FBI-së, e njohur si FITF, në kohën kur u zbulua laptopi. Sipas ankesës penale, ata akuzohen se i thanë Kongresit në vitin 2023 se kjo strukturë nuk ishte përfshirë në hetimet që lidheshin me Hunter Biden, ndonëse mesazhet e kohës, sipas prokurorisë, tregonin tjetër.
Task-forca ishte krijuar gjatë administratës së parë të Donald Trump për të luftuar fushatat e ndikimit të organizuara nga Rusia dhe shtete të tjera, me synimin për të përhapur dezinformim dhe për të dobësuar institucionet demokratike.
Struktura u bë objekt kritikash nga republikanët gjatë hetimeve për Hunter Biden dhe u shpërbë në shkurt të vitit 2025, me vendim të atëhershmes Prokurore të Përgjithshme, Pam Bondi. Çështja ndaj dy ish-zyrtarëve vjen në një periudhë kur drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka shtuar shqyrtimin e rasteve të profilit të lartë nga e kaluara e institucionit.