Sociale
Turisti danez gjetur në Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore
Turisti 72-vjeçar danez, i cili kishte humbur kontaktet që prej orëve të mesditës, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Himarë.

Pas 10 orësh kërkimesh, ka përfunduar operacioni i shpëtimit për turistin 72-vjeçar nga Danimarka, i cili kishte humbur kontaktet që prej orëve të mesditës së sotme në zonën e fshatit Iliaz, në Himarë. Në operacion u angazhuan ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë. Turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe, në këto momente, i është dorëzuar shërbimeve të Policisë.