Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë
Këngëtarja Ronela Hajati foli në emisionin "Live me Luizin" për jetën e saj personale dhe karrierën, duke përmendur edhe situatën e Shqipërisë.

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për jetën e saj personale, karrierën dhe u ndal pak edhe te situata e Shqipërisë këto ditë. Ndërkohë Luiz Ejlli në një moment gjatë intervistës e ‘ngacmoi’ edhe në lidhje me shumat që fiton nga këngët e saj. Artistja u shpreh se kënga “Sekret” e Eurovision i ka sjellë fitime rreth 30-40 mijë dollar vetëm nga Spotify. “Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, shtoi Ronela. Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja? Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision. Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra? Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake. Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?