Wall Street përgatitet për skenarin më të keq: Bankat hartojnë plane për të mbrojtur klientët dhe të garantuar sistemin bankar
Bankat më të mëdha amerikane po përgatiten për të parandaluar rreziket nga inteligjenca artificiale dhe për të menaxhuar pasojat e një krize të mundshme. Ata po shqyrtojnë mënyrat për të mbrojtur llogaritë e klientëve, të garantuar sigurinë e fondeve dhe të vazhduar operacionet në rast të një sulmi të përmasave të mëdha.

Bankat më të mëdha amerikane po përgatiten për të parandaluar rreziket nga inteligjenca artificiale dhe për të menaxhuar pasojat e një krize të mundshme. Sipas një raporti, ata po shqyrtojnë mënyrat për të mbrojtur llogaritë e klientëve, të garantuar sigurinë e fondeve dhe të vazhduar operacionet në rast të një sulmi të përmasave të mëdha.
Disa prej tyre kanë marrë pjesë në testimin e një modeli të avancuar të inteligjencës artificiale të quajtur Mythos, të zhvilluar nga kompania Anthropic. Bankat po shqyrtojnë mënyrat për të parandaluar rreziket nga inteligjenca artificiale dhe për të menaxhuar pasojat e një krize të mundshme.
Ndërkohë, JPMorgan ka bërë thirrje klientëve të mos ndajnë në asnjë rrethanë fjalëkalimet bankare me sisteme të inteligjencës artificiale, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të platformave të sigurta për aksesin në të dhënat financiare. Sipas bankave, deri tani nuk ka prova për sulme të pakontrolluara nga agjentë të inteligjencës artificiale që kanë cenuar fondet apo llogaritë e klientëve.
Raporti thekson se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale po i shtyn institucionet financiare dhe kompanitë teknologjike të forcojnë masat e sigurisë. Sfida kryesore për Wall Street-in mbetet garantimi i stabilitetit të sistemit bankar edhe në rast të një krize serioze kibernetike.