Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar-shtator
Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën Janar-Gusht, që reflekton ecurinë të mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën Janar-Gusht, që reflekton ecurinë të mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale për periudhën Janar-Shtator 2026 arrinë në rreth 626.6 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës.
Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën Janar-Gusht 2026 arrinë në rreth 556.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.8% të planit të periudhës. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në shumën 401.9 miliardë lekë, 677 milionë lekë ose 0.2% më shumë se plani për periudhën 9-mujore 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore për periudhën Janar-Shtator 2026 u realizuan në shumën 215.6 miliardë lekë, 21.9 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuara (neto) u realizuan në shumën 65 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 29% më shumë se 9-mujori 2025 dhe me realizim në shumën +5.9 miliardë lekë ose 110% të planit për 9-mujorin e vitit 2026.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 42.3 miliardë lekë ose 95.7% e planit për 9-mujorin 2026. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në shumën 73 miliardë lekë, 9.8 miliardë lekë ose 15.5% më shumë se 9-mujori i vitit 2025.
Të ardhurat nga taksat nacionale për periudhën Janar-Shtator 2026 u realizuan në shumën 35.2 miliardë lekë, 415 milionë lekë ose 1.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe me realizimin në shumën 229 milionë lekë ose 100.7% të planit për 9-mujorin 2026.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 150.9 miliardë lekë, 15.9 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 9-mujori 2025 si dhe me realizim prej 100.5% të planit për 9-mujorin 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore për periudhën Janar-Shtator 2026 u realizuan në vlerën 186.3 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, me realizim në masën 98.3% të planit të periudhës.
Të ardhurat nga TVSH në import për periudhën Janar-Shtator 2026 janë 122.6 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 4% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe realizim 97.6% të planit për periudhën 9-mujore 2026.
Të ardhurat nga akciza për periudhën Janar-Shtator 2026 janë realizuar në shumën 54.5 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, një realizim në masën 99.8% të planit për 9-mujorin 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në shumën 1.5 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim prej 110.7% kundrejt planit të 9-mujorit 2026.
Të ardhurat nga taksat doganore për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në vlerën 7.7 miliardë lekë, 654 milionë lekë ose 9.3% më shumë se periudha 9-mujore e vitit 2025, si dhe realizim prej 97.8% të planit të periudhës.