Artan Hysenaj: Nuk jam ai në foto, Reagon njeriu që denoncoi kryeministri
Artan Hysenaj, personi që kryeministri Edi Rama e denoncoi, thotë se nuk është ai në foton e nxjerrë nga kreu i qeverisë.

Artan Hysenaj, personi të cilin kryeministri Edi Rama e denoncoi këtë të shtunë, mes personave me precedent kriminalm që dyshohet se kanë shkaktuar akte dhune në protest, thotë se nuk është ai personi në foton e nxjerrë nga kreu i qeverisë. Pasi pa lajmin e transmetuar në ABC News, Hysenaj reagoi përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e Elbasanit, të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 2021. “Po regoj publikisht lajmin e publikuar në ABC News, ku më lidhin me ngjarjen e Elbasanit. Po e them edhe një herë, që të mos ketë vend për keqkuptime: unë nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje dhe nuk kam qenë aty kur ka ndodhur ajo ngjarje, nuk kam goditur asnjë polic dhe nuk kam pasur maskë në protestë”, shkruan ai në reagimin e tij.