Partizani nuk ndalet, përforcon mbrojtjen përpara sfidës së radhës në Superiore
Partizani përforcon mbrojtjen përpara sfidës së radhës në Superiore, duke zyrtarizuar afrimin e një mbrojtësi të ri, Aleksandar Jovicic.

Partizani përforcohet sërish. Klubi i Të Kuqve zyrtarizoi afrimin e një mbrojtësi për të përforcuar akoma më shumë repartin e prapavijës ku ka pasur vazhdimisht probleme. Bëhet fjalë për Aleksandar Jovicic i cili ka bërë edhe prezantimin e tij vetëm pak çaste përpara ndeshjes me Skënderbeun.
‘FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Aleksandar Jovicic. 31-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur një kontratë 1+1 me të kuqtë. Joviçiç i bashkohet Partizanit pas përvojës së tij të fundit në Hungari me Kisvarda FC. Gjithashtu përgjatë karrierës së tij ai regjistron eksperienca në kampionatin boshnjak me klube si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa, si dhe në kampionatin kroat, ku ka luajtur te Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica -theksohet në komunikimin zyrtar të Partizanit.
Partizani është në një situatë mjaft të vështirë në këtë sezon teksa pas 7 javëve të para kampionat ka grumbulluar vetëm 4 pikë.