Aktualitet
Protestuesit e PD nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe më pas nisën drejt Ministrisë së Arsimit për të mbështetur një protestë të studentëve dhe pedagogëve.

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët. Rreth orës 14:00 ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit aty ku është lajmëruar një protestë, në mbështetje të së cilës janë shprehur edhe pedagogët.