Aktualitet
Ofensiva e policisë në qendër, protestuesit hedhin fishekzjarre
Protestuesit dhe policia janë në konfrontim në qendër të Tiranës, pasi policia ka nisur ofensivën për të shpërndarë protestën.

PROTESTUESIT dhe policia janë në konfrontim në qendër të Tiranës, pasi policia ka nisur ofensivën për të shpërndarë protestën. Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit dhe policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Forcat e policisë po avancojnë në drejtim të protestuesve, ndërsa vërehet zhvendosja e tyre nga zona e Rrugës së Durrësit. Nga ana e tyre, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt efektivëve, teksa këta të fundit avanconin.