Aktualitet
Policia nis shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit
Protesta para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.

Protesta para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave. Forcat e FNSH ndërhynë menjëherë fillimisht me makinën ujëhedhëse dhe më tej me gaz lotsjellës duke bërë të mundur zmbrapsjen e turmës së protestuesve drejt qendrës.