Aktualitet
Policia ujë me kimikate në drejtim të protestuesve, edhe pse studentët janë paqësorë
Protesta kombëtare kundër qeverisë, që u ndalua me ujë me kimikate

Është e paprecedentë ajo që po ndodh në këto momente në protestën kombëtare kundër qeverisë. Dy autobusë me ujë me presion kanë hedhur sasi të mëdha uji me kimikate në drejtim të qytetarëve. Kjo ka ndodhur, edhe pse nuk ka pasur asnjë rezistencë nga ana e protestuesve. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.