Laçi kalon krizën, fiton duelin e dy penalltive të humbura
Laçi fitoi 1-0 ndaj Vorës në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, duke i dhënë fund serisë negative prej tre humbjeve radhazi.

Ndeshja nisi me raste flagrante për të dyja skuadrat, ku të parët që patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ishin miqtë. Në minutën e 10-të, gjyqtari Enea Jorgji akordoi penallti për Vorën, por gjuajtja e Karricës u ndal nga portieri vendas.
Vetëm pak minuta më vonë, sakte, në minutën e 27-të, arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh, këtë herë për Laçin, pas një rishikimi në sistemin VAR për prekje të topit me dorë. Megjithatë, as Bibo nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, pasi portieri Harizaj beri një pritje vendimtare për të mbajtur rrjetën e paprekur.
Pjesa e dytë foli më shumë për skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani, e cila u shfaq më kërkuese në fazën sulmuese duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit erdhi në minutën e 73-të, kur pas një goditjeje ke ndevojti topin në shtyllën e dytë për t’ia dërguar në rrjetën.
Me këtë sukses, Laçi mban vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Vora mban vendin e shtatë me tetë pikë.