Protestat në Francë, pa maska dhe pa dhunë/ Krisafi: Reflektim i së majtës ekstreme, Le Pen favorite për zgjedhjet presidenciale
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, thotë se protestat në Francë mund të jenë një reflektim i së majtës ekstreme, pasi mund t'ia bëjë më të lehtë Marine Le Pen, fitimin e zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027.

Protestat në Francë këtë të shtunë po zhvillohen pa maska dhe pa dhunë, teksa presidenti Emmanuel Macron kishte paralajmëruar për ndërhyrje të ushtrisë. Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se kjo mund të jetë një lloj reflektimi nga e majta ekstreme, pasi mund t’ia bëjë më të lehtë Marine Le Pen, fitimin e zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027, pasi ajo shihet si favorite në sondazhe.
Krisafi shtoi se çdo protestë në Europë, ka karakteristikat e saj. "Kishte një lloj reflektimi nga e majta ekstreme, se nëse shkojnë te dhuna, mund t’ia bëjnë më të lehtë Marine Le Pen. Policia dhe qeveria merr masat e saj në çdo vend, pret më të keqen. Nëse ndodh apo jo, mbetet për t’u parë. Duke parë çfarë beteje ndodhi në Francë, qeveria do merrte masa jashtëzakonisht të forta. Në Francë numrat ishin shumë të mëdha, vetëm në Paris 350-400 mijë persona. Fakti që nuk ka ndodhur dhunë, ose do e shohim më vonë, ose ka një lloj reflektimi. Marine Le Pen e së djathtës ekstreme është favoritja kryesore për zgjedhjet presidenciale. Deri tani, duket se protesta është paqësore. Çdo protestë ka karakteristikat e veta. Ajo që kërkohet në Francë, është e ndryshme nga ajo që kërkohet në Shqipëri., Në protesta të tilla, ka një konglomerat grupesh që marrin pjesë. Asnjë nuk e di se cili prej këtyre grupeve që do dalë, do bëjë dhunën.
Të përbashkët, për pjesën e Evropës, është e majta ekstreme e cila ka dalë në rrugë. E djathta ekstreme është duke ardhur drejt pushtetit dhe ka një lloj reagimi. Secila protestë ka karakteristikat e veta. Ata që dalin në protesta për dhunë, janë përgatitur për përplasje me qeverinë, ushtrinë dhe e shohin si një lloj fitoreje këtë përplasje. Nuk mund të fitosh duke bërë dhunë”, theksoi ai.