Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës
Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë djegur kazanë mbeturinash, ndërkohë policia përdor gaz lotsjellës për të menaxhuar situatën.

Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës. Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kanë djegur disa kazanë mbeturinash dhe më pas i kanë spostuar në mes të rrugës. Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të lëvizin në grupe në disa zona të ndryshme të Tiranës. Policia nuk lejon protestuesit që t’i afrohen Parlamentit.