Protesta në Tiranë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Protesta në Tiranë, 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin e të lënduarve gjatë protestës së sotme deri në orën 19:45. Sipas të dhënave paraprake, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Ndërkohë, në QSUT janë trajtuar një protestues dhe një efektiv policie, ndërsa në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 kanë marrë ndihmë mjekësore edhe dy efektivë policie të lënduar në sy. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar: – 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur: Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin. Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur: – 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm. Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.