Qetësohet situata në bulevardin "Deshmoret e Kombit" në Tiranë
Forcat e policisë janë të pranishme në bulevardin "Deshmoret e Kombit" në Tiranë për të parandaluar incidente të tjera, ndërsa fadromat kanë nisur pastrimin e gurëve dhe materialet të tjera të mbetura në rrugë.

Situata në bulevardin "Deshmoret e Kombit" në Tiranë është qetësuar pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës sotme. Forcat e policisë janë të pranishme përgjatë bulevardit, ndërsa në zonën e protestës kanë mbërritur fadromat për të pastruar gurët dhe materialet të tjera të mbetura në rrugë. Gjatë protestës, demonstruesit kanë shkulur tulla dhe gurë nga sipërfaqja e rrugës, të cilat më pas i kanë hedhur në drejtim të institucioneve. Për pasojë, një sasi e konsiderueshme gurësh ka mbetur e shpërndarë përgjatë bulevardit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e mjeteve të renda për largimin e tyre. Fadromat kanë nisur pastrimin e zonës, ndërsa efektivët e policisë vijojnë të monitorojnë situatën për të parandaluar incidente të tjera.