Aktualitet

Protestuesi u godit nga policia me plumb gome në sy: "Materiali ka depërtuar brenda syrit"

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Gazetari Klevi Muka tregon bisedën me mikun e të riut që u godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës.

Foto nga burimi: Protestuesi u godit nga policia me plumb gome në sy/ “Materiali ka depërtuar brenda syrit”/ Gazetari Klevi Muka tregon bisedën me mikun e të riut: Është në operacion, rast i vështirë sepse…

Gazetari Klevi Muka në studion e News24 ka treguar momentet dhe situata e vështira nga raportimi i tij në terren gjatë protestës. Ai u ndal edhe te një situatë shqetësuese pasi një i ri u godit me plumb gome në sy nga policia. Ai tregoi se nga një komunikim me të afërm të tij, i ka treguar se situata është tejet shqetësuese dhe rast i vështirë pasi materiali i gomës ka depërtuar brenda syrit.

“Uroj që të shërohet dhe t’i shpëtojë syri. Nga komunikimi që kam pasur me një mikun e tij më thotë që është në operacion. Mjekët thonë që është rast i vështirë sepse materiali i gomës ka depërtuar brenda syrit. Ishte e tmerrshme ta shihje në atë gjendje, djalë i ri. Të trajtohej në këtë formë. Të gjithë ne, dhe kolegë të News24 jemi të rrezikuar shumë, një tjetër koleg është dëmtuar nga plumbi i gomës ka shkuar të marrë shërbim mjekësor. Duket sikur dhe ne jemi në një sulm të përqendruar”, u shpreh ai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.