Protesta në Tiranë mbyllet, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar
Protesta në Tiranë është mbyllur, 13 persona janë lënduar dhe disa janë shoqëruar nga policia.

Protesta në Tiranë është mbyllur në orën 21:15, pasi protestuesit u shpërndanë dhe rrugët e kryeqytetit u boshatisën. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. 13 persona janë lënduar gjatë protestës sotme, sipas Ministria e Shëndetësisë. Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Aktualisht, në Spitalin e Traumës ndodhen 4 të lënduar. Në spitalin "Nënë Tereza" janë mjekuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët tashmë janë larguar. Ndërsa në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së trajtimit.