"Ditë dhe natë terrori" në Tiranë: Berisha flet pas protestës, "Kryeqyteti përfundoi në terror"
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeqyteti i Shqipërisë është përfunduar në një ditë dhe natë të terrorit, pasi forcat policore kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeqyteti i Shqipërisë është përfunduar në një ditë dhe natë të terrorit, pasi forcat policore kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Berisha ka thënë se këto mjete të përdorura nga policia kundër protestuesve nuk mund ta mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama.
"Kryeqyteti i Shqipërisë përfundoi në një ditë dhe natë të terrorit si kurrë më parë. Gjatë ditës dhe sot, narkobanditë me uniformë dhe të RENEAS-ës kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve. Kanë qelluar me mjetet zjarri, në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve. Akte barbarë. Janë terrorizuar dhe marrë në komisariatë njerëz që nuk kanë pasur lidhje me protestën. Horra si ata, nuk ka Shqipëri. I garantoj se akti i parë i përmbyshjes së padronit të tyre, një për një do të bëhenë përgjegjës para ligjit. Krime të shemtuar. Me dhjetëra arrestime të paligjshme. Beson se do të mund të mbajë në pushtet kryeministrin e qeverisë. Jo vetëm do shkrihet si shërbim, por në mënyrë absolute, por do të procedohet."