Protesta në Tiranë: Thirrjet për dorëheqjen e Ramës, përplasjet me policinë
Protesta në Tiranë është vazhduar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet me policinë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera në drejtim të efektivëve, ndërsa në disa zona janë regjistruar zjarre. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome gjatë ndërhyrjeve për shpërndarjen e turmës.

Media amerikane "Bloomberg" ka shkruar se protestat e udhëhequra nga studentët vijojnë prej rreth dy javësh në kryeqytetin shqiptar dhe janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër projekteve për ndërtimin e një resorti luksoz.
Në protestën e shtunës, pjesëmarrja u zgjeroi, pasi studentët u bashkuan me pedagogë, mësues, përfaqësues të opozitës dhe figura të tjera publike. Sipas artikullit, përplasjet më të forta u përquendruan në bulevardin kryesor të Tiranës, përpara se tensionet të përhapeshin edhe në zona të tjera të qytetit.
Bloomberg ndalet gjithashtu te djegia e koshave të mbeturinave dhe hedhja e sendeve drejt policisë, duke përshkruar përshkallëzimin e situatës gjatë protestës.
Në shkrim përpara se të fillojë protesta, kryeministri Edi Rama kishte thënë se qeveria po përgatiste masa për t'u përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve lidhur me koston e jetës, strehimin dhe mundësitë ekonomike.
Sipas medias amerikane, këto shqetësime kanë ngjashmëri me ato që kanë nxitur lëvizjet e protestave edhe në Francë, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për çështje ekonomike dhe sociale.