Aktualitet
Akrepat do të kthehen 60 minuta pas, në Shqipëri edhe
Akrepat do të kthehen 60 minuta pas në Shqipëri, si dhe në vendet tjera evropiane, sipas kalendarit evropian të ndryshimit të orës.

Nga e diela, me orë dimërore, akrepat do të kthehen 60 minuta pas. Ky ndryshim do të qëndrojë në fuqi deri në ditën e fundit të marsit 2027, kur vendet që zbatojnë sistemin do të çojnë sërish akrepat një orë përpara. Në Bashkimin Europian, sistemi aktual përcakton që ora verore të nisë të dielën e fundit të marsit dhe të përfundojë të dielën e fundit të tetorit. Shqipëria, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, ndjek të njëjtin kalendar, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës.