Aktualitet

"Nuk dihet se pse nuk u botua kurrë një biografi e Enver Hoxhës"

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Nuk ka një biografi e plotë e Enver Hoxhës, ndonëse ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës u botua në vitin 1946, por u hoq menjëherë nga qarkullimi dhe nuk u përdor më as për referenca.

Foto nga burimi: “Në 1920, në dëbimin e italianëve nga Vlora ishte edhe Enver Hoxha 12-vjeçar”, biografia e panjohur e '69

Në vitin 1920, në dëbimin e italianëve nga Vlora ishte edhe Enver Hoxha 12-vjeçar. Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vite me radhë, duke e qeverisur me doren e hekurt vendin e tij nga 1945-sa, deri kur vdiq në 11 prillin e ‘85-es, por edhe pas vdekjes së tij e, deri në shembjen e regjimit komunist në fillimin e vitit 1991, nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime.

Madje as pas viteve ‘90-të e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e cila të jetë e bazuar mbi dokumente arkivore që të hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij, nga dita që lindi e, deri kur vdiq.

Kjo me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij, ka pasur shumë dritë hije, madje shumë njolla të errëta, të cilat benë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të vëllimit, edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në vetëvërtetë.

Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.