23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, 28-vjeçari operuar dhe sot konsultë e zgjeruar
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. 23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore dhe poliklinikat, duke përfshirë protestues, efektivë policie dhe një deputet.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Sipas njoftimit, në strukturat spitalore dhe poliklinikat janë paraqitur gjithsej 23 persona të lënduar, mes tyre protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe një deputet.
Ndërkohë, vëmendje e veçantë i është kushtuar 28-vjeçarit të lënduar në sy, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, dhe sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar. Për protestuesin e lënduar në sy, është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës dhe sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT. Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë, ka raportuar se nuk ka paraqitur asnjë rast të lënduar.