Protesta e së shtunës në Tiranë: 23 arrestime, 30 protestues të shpallur në kërkim
Protesta e së shtunës në Tiranë rezultoi në 23 arrestime, 13 procedime penale dhe 30 persona të shpallur në kërkim.

Protesta e së shtunës në Tiranë rezultoi në 23 arrestime, 13 procedime penale dhe 30 persona të shpallur në kërkim. Sipas Policisë së Shqipërisë, protestuesit kundërshtuan dhe sulmuan me sende të forta dhe lende piroteknike efektivët e policisë, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore. Si pasojë e përplasjeve, disa punonjës të policisë mbetën të plagosur dhe merrën ndihmë mjekësore. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Gjatë protestës së shtunës, punonjësit e policisë u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri dhe metalikë, lende piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhur me kapsollë. Si pasojë e sulmeve nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, disa punonjës të policisë u plagosën dhe merrën ndihmë mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e shtunës:
- U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.