Trazira të dhunshme në Barcelonë, dëmtohen biznese dhe raportohen mbi 100 arrestime
KONTINENTI: Evropë

KONTINENTI: Evropë
KONTEKSTI: Të shtunën e kaluar, një protestë e organizuar përmes rrjeteve sociale në Barcelonë degjeneroi në trazira dhe akte vandalizmi.
Kryesisht, protesta u zhvillua në qendër të qytetit, duke përfshirë zonat më të frekuentuara si Plaça Catalunya, La Rambla, Portal de l’Angel dhe rrugët përreth tyre. Protestuesit, shumica e të cilëve ishin të rinj, mbajtën veshje të zeza dhe mbuluan fytyrat. Trazirat shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznese dhe stacionet e autobusëve, duke përfshirë plaçkitjen e 14 biznese dhe shkatërrimin e kazanëve të mbeturinave.
Për të vënë situatën nën kontroll, autoritetet mobilizuan më shumë se 220 efektivë të policisë katalanase dhe të Policisë Bashkiake të Barcelonës. Sipas informacioneve paraprake, janë kryer mbi 100 arrestime, ndërsa rreth 25% e personave të ndaluar raportohet se janë të mitur. Autoritetet bashkiake shtuan masat e sigurisë dhe përforcuan praninë policore në zonat e prekura, me synimin për të rikthyer rendin dhe për të parandaluar incidente të tjera.