Evropa në krizë: Çfarë duhet të bëjë për të rikthyer rritjen ekonomike dhe të forcuar autonominë strategjike
Evropa po përballet me një krizë ekzistenciale, duke shfaqur zemërime në shtresën mesme. Krizat që kanë ndjekur njëra-tjetrënë pa ndërprerje që prej vitit 2008 kanë treguar se mekanizmi i rritjes ekonomike ekuilibruar nuk funksionon më. Shtresat mesme marrin vetëm një pjesë të vogël të përfitimeve nga rritja ekonomike, ndërkohë që u kërkojnë të mbajnë kostot e daljes nga krizat.

Evropa po përballet me një krizë ekzistenciale. Elementi i përbashkët që lidh zhvillimet në Paris, Milano dhe Tiranë është zemërimi i një shtrese të mesme që prej viteve po sheh se arritjet e saj ekonomike dhe shoqërore po zbehen. Prej disa dekadash, brezat e rinj kanë perspektiva ekonomike dhe shoqërore më pak të favorshme se prindërit e tyre. Kjo është një prirje e përgjithshme, por bllokimi i lëvizshmërisë sociale në Evropë vë drejt në pikëpyetje marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe qytetarit.
Gjatë periudhës së zhvillimit ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore, kur ekzistonte një konsensus i gjerë se rritja ekonomike dhe rishpërndarja e pasurisë duhej të ecnin paralelisht, ndërtimi i shtetit social në vendet evropiane ndihmoi në uljen e pabarazive që krijonte tregu dhe në nxitjen e lëvizshmërisë sociale. Kjo vlen veçanërisht për arsimin, i cili luajti një rol vendimtar në krijimin e një shtrese të mesme të begatë, të arsimuar dhe productive. Siç na kujtojnë studimet e shumë ekonomistëve, përshirë laureati i Çmimit Nobel, Daron Acemoglu, një shtresë e mesme e begatë dhe productive është kusht i domosdoshëm për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të ekuilibruar.
Ky sistem nisi të çmontohet gradualisht që nga vitet 1980. Nga njëra anë, shtetet hoqën dorë nga korrigjimi i pabarazive, edhe kur ata buronin gjithnjë e më shumë nga përfitimet e privilegjuara dhe ndikimi i interesave private mbi sistemën politik, dhe jo, siç pretendon doktrina neoliberale, nga funksionimi i tregjeve efikase dhe meritokratike. Nga ana tjetër, qeveritë dobesuan gradualisht shtetin social, duke kufizuar mbulimin e tij dhe duke reduktuar burimet financiare.
Zemërimi i shtresës së mesme po shfaqet sot sepse krizat që kanë ndjekur njëra-tjetrenë pa ndërprerje që prej vitit 2008 kanë treguar se mekanizmi i rritjes ekonomike ekuilibruar nuk funksionon më. Prej vitesh, shtresat e mesme marrin vetëm një pjesë të vogël të përfitimeve nga rritja ekonomike, ndërkohë që u kërkojnë të mbajnë kostot e daljes nga krizat.
Shembulli më i qartë është Franca, ku zemërimi shpreh sepse kriza e borxhit publik është shkaktuar kryesisht nga ulja e taksave mbi kapitalin dhe shtresat më të pasura, çka ka sjellë një rënje të ndjeshme të të ardhurave fiskale. Megjithatë, përpjekjet sotme për të venë nën kontroll borxhin përqendrohen te kufizimi i shpenzimeve publike, përshirë ato për shëndetësinë dhe arsimin.
Konteksti gjeopolitik në të cilin po zhvillohet kriza e kontratës sociale evropiane e rëndon edhe më shumë situatën. Bota e mëparshme, e mbështetur te bashkëpunimi dhe multilateralizmi, po i lë vendin një qasjeje transaksionale, ku aleatët e dikurshëm janë kthyer në konkurrentë, madje në disa raste edhe në kundërshtarë.
Për më tepër, emergjenca klimatike kërkon përspejtimin e tranzicionit ekologjik, pikërisht në një kohë kur shumë aktorë kërkojnë ngadalësimin e tij. Elitat ekonomike dhe politike evropiane ende nuk duket se e kanë kuptuar se rritja ekonomike e së ardhmes qëndron te përparrimi teknologjik në sektorët e gjelbër dhe digjital, si dhe te aftësia për të rregulluar këto transformime, në mënyrë që përfitimet të mos përfundojnë sërish në duart e të njëjta grupe të privilegjuara.
Evropa duhet të rishikojë modelin e saj social dhe të riformojë shtetin e mirëqenies, në mënyrë që ai të shërbejë sërish si instrument për rishpërndarjen e pasurisë dhe lëvizshmërinë sociale. Në të njëjten kohë, duhet të arrijë autonominë strategjike të nevojshme për të rikthyer rritjen ekonomike dhe për të u pozicionuar në sektorët e së ardhmes. Të gjitha këto duhet të realizohen duke mbajtur mbi supe trashëgiminë e borxhit publik që kanë lënë.