Anulohet gara e fundit e Moto GP në cirkuitin australian "Phillip Island"
Gara e fundit e Moto GP në cirkuitin australian "Phillip Island" u anulua për shkak të rreshjeve të dendura të shiut.

Gara për Çmimin e Madh të Autralisë në MotoGP u anulua për shkak të rreshjeve të dendura të shiut. Kushtet e pafavorshme meteorologjike e bënë të vështirë shikueshmërinë në pistë, duke rritur rrezikshmërinë për pilotët dhe sidomos duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e helikopterit të ndihmës së shpejtë në rast aksidentesh, siç parashikon edhe rregullorja. Organizatorët vendosën të anulonin garën, përfshirë ato në kategoritë e tjera të Moto2 dhe Moto3. Në këtë mënyrë aspak të lumtur është shënjuar paraqitja e fundit e MotoGP në pistën historike të “Phillip Island” në Melborne. Ky circuit ka pritur garën e Australisë që nga viti 1997, ndërsa duke filluar nga Botërori i ardhshëm Çmimi i Madh në këtë vend do të zhvendoset në Adelaide. Për t’u dhënë lamtumirën tifozëve, drejtuesit e garës lejuan pilotët të hynin në pistë për një xhiro të vetme parakalimi, gjatë së cilës piloti vendas Jack Miller realizoi disa manovra “burnout” përpara tribunave. Pas anulimit të garës në “Phillip Island”, Marc Marquez mbetet në krye të renditjes me dhjetë pikë avantazh ndaj Jorge Martin dhe pesëdhjetë pikë ndaj Bezzecchi të vendit të tretë. Kalendari i Botërorit 2026 në Moto GP vazhdon me garën e javës së ardhshme, e cila do të zhvillohet në cirkuitin e Sepang në Malajzi.