Bizneset në Rrugën e Durrësit mbyllin qepenat në protestë studentore
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat deri në përmbyshjen e kërkesave të tyre.

Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 14-të. Të rinjtë kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit, ku tubimi i sotëm është parashikuar të fillojë në orën 14:00. Ndërkohë, disa biznese përreth Rrugës së Durrësit kanë mbyllur qepenat.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat deri në përmbyshjen e kërkesave të tyre. Prej dy javësh, tubimet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë e Shtetit. Gjatë ndërhyrjeve, efektivët kanë përdorur gaz lotshqellës dhe ujë me presion, ndërsa janë raportuar persona të lënduar dhe të arrestuar. Protesta e një dite më parë u zhvillua pa përplasje të forta.
Paralelisht me tubimin e sotëm, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektuale kanë njoftuar dorëzimin e një këshillimi në SPAK për dhunën e pretenduar policore ndaj studentëve.