Aktualitet

Vllaznia mundi me meritë Tiranën në "Loro Boriçi"

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Vllaznia fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e Superligës kundër Tiranës në "Loro Boriçi".

Foto nga burimi: “Klasikja” e parë është e Vllaznisë/ Shkodranët mundin me meritë Tiranën 2-0 në “Loro Boriçi”

Rruga vazhdon malore, por disa hapa i ka bërë. Vllaznia arriti fitoren e dytë në tri ndeshjet e fundit në Superligën shqiptare, duke treguar shenja jete, e këtë herë duke mundur Tiranën.

Përveç tri pikëve, përballja ka edhe vlerën tjetër morale e psikologjike, si fitorja e derbit më të vjetër të futbollit shqiptar.

Edhe pse Tirana e pati një rast të pastër në pjesën e parë, sfida ishte më shumë në anën e vendasve, ndonëse përkrahja për ta në “Loro Boriçi” vazhdon të mos jetë e madhe.

Murataj kaloi të vetët në epërsi me një gol shumë të bukur me thembër, i cili kaloi edhe kontrollin e VAR-it.

Edhe pas pushimit, refreni ishte I njëjti, me Vllazninë në kërkim të golit të dytë, dhe me Tiranën që reagonte, por më rrallë.

Trajneri hungarez, Çaba Laslo, duket se ka ardhur me këmbën e mbarë, pasi me të në stol janë mundur dy rivalë të rëndësishëm, fillimisht Dinamo e tani rekordmenët e titujve.

Vetëm Egnatia ka qenë më e fortë se skuadra e tij, por kjo mund të kuptohet e të pranohet.

Tirana mbeti në kuotën e 11 pikëve, dhe do ta mbajë vendin e katërt edhe pas javës së 8-të të Superligës, ndërsa shkodranët kanë 8 pikë, baraz me pozicionin e parafundit.

Duket qartë pra se shumica e ekipeve janë pranë e pranë, dhe mund të pretendojnë njëlloj edhe për kupat e Europës, edhe mund të rrezikohen për rënien nga kategoria.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.