Çupi: Sali Berisha është zjarrvënësi shqiptar, çerdhja e dhunës dihet!
Analisti Frrok Çupi ka akuzuar Sali Berishën për të qenë zjarrvënësi shqiptar dhe ka kërkuar që çerdhja e dhunës të zbulohet dhe të shkojnë njerëzit në ndëshkim.

Analisti Frrok Çupi ka thënë në një intervistë në "News Line" në ABC News se njerëzit dalin në rrugë për të sulmuar policinë dhe shtetin. Ai ka bërë dallimin mes të rinjve që mund të përfshihen në akte dhune pa e kuptuar plotësisht rëndësinë e veprimeve të tyre dhe personave që ai i cilësoi si nxitës të dhunës.
Çupi ka përdorur tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzoi për përgjegjësi në nxitjen e dhunës politike në Shqipëri. Ai ka kërkuar gjithashtu që të hetohen ato që ai i përshkroi si burime të organizimit të dhunës, duke argumentuar se përgjegjësit duhet të marrin ndëshkimin e parashikuar nga ligji.
"Është koha si në Romën e lashtë të shpallim zjarrvënësin, zjarrvënësi shqiptar është Sali Berisha. Dihet të mos përmendet më emri Berisha në Shqipëri. Njerëzit e dhunë që vijnë që nga ’97 të mund të neutralizohen. Sa kohë dihet çerdhja e dhunës duhet më çdo kusht të zbulohet dhe të shkojnë njerëzit në ndëshkimet që kanë", tha ai.