Aktualitet
Protesta para Ministrisë së Arsimit: Shtohet numri i protestuesve, situata e qetë dhe pa përplasje
Protesta e mbajtur para Ministrisë së Arsimit vazhdon me shtim të numrit të protestuesve, ndërsa situata është e qetë dhe pa përplasje.

Protesta e mbajtur para Ministrisë së Arsimit ka nisur në orën 14:00 dhe aktualisht situata është e qetë dhe pa probleme. Numri i protestuesve është në rritje dhe grupe të rinjsh dhe qytetarësh po i bashkohen tubimit minutë pas minute. Forcat e rendit kanë krijuar një perimetër rrethimi rreth zonës dhe janë në gatishmëri të lartë për të garantuar sigurinë. Autobotet e ujit të policisë janë pozicionuar pranë institucionit për të shpërndarë turmën në rast të ndonjë tensionimi të mundshëm të situatës.