Daullja e famshme e tifozëve norvegjez shitet për 124 mijë euro
Daullja që shoqëroi këngën "Ro!" të tifozëve norvegjez gjatë Botërorit është shitur në ankand për 1.3 milionë korona norvegjeze, rreth 124 mijë euro.

Daullja që u bë simbol i këngës "Ro!" gjatë Botërorit u ble nga një biznesmen norvegjez, paratë e të cilit do të kalojnë për refugjatët. Blerësi është Knut Ugland, pronar i një kompanie transporti detar, i cili deklaroi se e bleu instrumentin për një kauzë humanitare. Të ardhurat do të dhurohen Këshillit Norvegjez për Refugjatët, për të mbështetur njerëzit e detyruar të largohen nga vendet e tyre.
Daullja u bë e famshme në mbarë botën për ritmin e njohur si "kanotazhi viking", që shoqëroi tifozët norvegjezë gjatë Botërorit në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ajo u përdor edhe nga Erling Haaland dhe Mbreti Haakon gjatë pritjes së ekipit kombëtar pas kthimit në Norvegji.
Ugland pranoi se nuk e kishte imagjinuar që çmimi do të arrinte një nivel kaq të lartë, por theksoi se rendesia ka që paratë do të shërbejnë për një kauzë të mirë. E konsideruar tashmë një pjesë e historisë së futbollit norvegjez, mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i daulles.