Dorëheqja e Ramës shpëton sytë e shqiptarëve
Protestat e studentëve dhe popullit shqiptar kundër qeverisë së Edi Ramës po shpërthejnë, duke shfaqur një imazh të diktaturës së pushtetit të tij.

Gjatë ditëve të fundit, kongresmenët amerikanë nga Washingtoni kanë shikuar dhe njohur dhunën ndaj studentëve që kërkojnë një Shqipëri demokratike. Vetëm ambasadorët e akredituar në Tiranë heshtin dhe nuk shohin dhunën e pushtetit të Edi Ramës. Ne i lutemi diplomatët që të dëgjojnë dhe të shohin lirinë e shqiptarëve.
Faleminderit kongresmenët që doni lirinë e kombit tim! Lloj-lloj gazetarësh dhe analistësh që në vitin '97 thërrisnin "O djem, rreni pushket, ja vdekje, ja liri", sot janë zëdhënësit e feudalit, i cili paguan 2500 euro për t'i nxjerrë syrin Erjon Vishkullit. Feudali Rama duhet të japë llogari për syrin e Erjonit, sepse ai është edhe syri i Zahos së Edi Ramës. Pushtetarët që "tmerrohen" nga një xham i thyer, një kosh i djegur apo një kioskë i dëmtuar, heshtin përballë problemave tragjike dhe të renda të Shqipërisë; heshtin për faktin se ky pushtet diktatorial ka shpopulluar mbi 1.500.000 shqiptarë. Këto dëme që ka shkaktuar rinia gjatë këtyre 10 ditëve, mund të shlyhen vetëm me një apartament të konfiskuar të Belinda Ballukut. Dorëheqja jote, Edi Rama, shpëton sytë e shqiptarëve!