Politikë

Autoboti gati për të shpërndarë turmat, policia ndryshon strategji përpara Kryeministrisë

2 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Protestuesit janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, pasi marshuan nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Autoboti i ujit është në gatishmëri për të shpërndarë turmat në rast të përshkallëzimit të situatës.

Foto nga burimi: Më pak efektivë, por autoboti gati! Vendosen kamera me rezolucion të lartë në tarracë, policia ndryshon strategji, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Në ditën e 13-të të revoltës studentore, situata përpara Kryeministrisë në Tiranë paraqitet me një prani më të reduktuar të forcave policore, ndërsa masat e sigurisë vijojnë të jenë të dukshme përreth godinës qeveritare. Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim. Ndërkohë, ndryshe nga ditët e mëparshme, në terren vihet re një numër më i vogël efektivësh policie. Megjithatë, autoboti i ujit që përdoret për shpërndarjen e turmave ndodhet në gatishmëri, në rast të përshkallëzimit të situatës. Policia duhet se ka ndryshuar strategji, pasi ndryshe nga dje i ka lejuar qytetarët të blidhen para Kryeministrisë. Masat e sigurisë vijnë pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të mëparshme, ku janë raportuar persona të plagosur dhe akuza për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Një prej rasteve më të rënda është ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit dhe është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor. Protestuesit janë mbledhur sërish përpara Kryeministrës, pasi marshuan nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit të sotëm janë regjistruar edhe momente tensioni, pasi disa protestues u vunë flakën karrigeve që kryeministri kishte vendosur përpara godinës si simbol të ftesës për dialog.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.