Aktualitet

Berisha krenar për të shtunën e dhunshme: "Ishte një mesazh për ndërkombëtarët"

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se protestat e studentëve ishin një mesazh për ndërkombëtarët dhe se ata triumfuan sepse u faktuan se nuk ka dhunë dhe terror në Shqipëri.

Foto nga burimi: Berisha krenar për të shtunën e dhunshme/ Kreu i PD: Ishte një mesazh për ndërkombëtarët

Dhuna e arriti qëllimin. Ndaj Berishës këtë të diel, i pëlqyen akuzat e autorësisë që i jep kundërshtari i tij, Edi Rama. Por efekti i videove u ndje. Doktori e vendosi një distancë të parë.

“E kemi deklaruar që në fillim që qëndrojmë dhe do të qëndrojmë në mbështetje të kësaj proteste me të gjithë potencialin tonë. Ata, të cilët mendojnë se do të na impresionojnë ne, se po mbështesim protestën, ata gënjejnë veten. Mbështetja jonë ndaj protestës është totale. E kam thënë dhe e them, që në fillimet e saj, të rinjtë e Partisë Demokratike kanë qenë pjesë aktive e saj. Dhe sot, janë qindra e mijëra demokratë në mbështetje të kësaj proteste. Nuk është protestë, është revoltë studentore”, u shpreh Berisha.

Demokratët nuk u panë me mijëra, por edhe aq dolën në protestë dhe, nga zyra e tij, doktorit i mjaftojnë. Jo për shqiptarët, por për ndërkombëtarët.

“Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar, se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata”, shtoi ai.

Por PD-ja, për momentin, nuk po njofton më protestë kombëtare. Berisha është ai që ngre dhe ul magnitudën e dhunës, ndaj dhe këtë të diel demokratët mund të rrinë pushim.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.