KOKAINA NË ÇANTË "GUCCI"
Dy shqiptarë dënuar në Britani për posedim të kokainës dhe shpërndarjen e saj.

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në çantën “Gucci”, dënuohen dy shqiptarë në Britani
Dy shqiptarë, Mikele Bilali dhe Ervin Hasa, janë dënuar me burg në Britani për posedim të kokainës dhe shpërndarjen e saj. Bilali u dënuar me një vit e 10 muaj burg për posedim të kokainës me qëllim shpërndarje, drejtimit automjeti pa leje dhe pa siguracion, ndërsa Hasa mori një dënim prej tre vitesh burg për posedim të kokainës me qëllim shpërndarje dhe posedim të pasurisë me origjinë kriminale.
Hetimi nisi kur efektivët e policisë ndaluan një automjet të zi tip “Mercedes” në zonën Boothen, pasi drejtuesi i tij, Mikele Bilali, tërhoqi vëmendjen e patrullës për mënyrën e drejtimit. Gjatë ndërhyrjes, Ervin Hasa u afrua automjetit dhe komunikoi me Bilalin, ndërsa policia arrestoi edhe atë.
Në automjet, efektivët gjetën telefona cellulare me mesazhe që lidheshin me shpërndarjen e drogës, si dhe çelësat e një banese që përdorte Hasa. Gjatë kontrollit personal, policia i sekuestroi këtij të fundit 19 qese me kokainë.
Kontrolli i mëvonshëm në banesën zbuloi edhe sasinë të madhe të drogës dhe parave. Brenda një çante të markës “Gucci”, të fshehur në mobilin e televizorit, policia gjeti rreth 10.700 paund. Në një kuti videolojesh u zbuluan edhe 1.000 paund të tjera, ndërsa në ambientet e banesës efektivët sekuestruan mbi 210 qese me kokainë.
Edhe gjatë kontrollit në ambientet e paraburgimit, policia gjeti 11 qese të tjera me kokainë të fshehura në pantallonat e Bilalit.
Në përfundim të operacionit, autoritetet britanike sekuestruan gjithsej 241 qese me kokainë, me vlerë të përllogaritur rreth 9.500 paund në treg, si dhe mbi 11.900 paund para të gatshme.
Dy shqiptarët fillimisht refuzuan të jepnin deklarime gjatë marrjes në pyetje, por më pas pranuan akuzat para gjykatës.