Protestuesi: Rama, dil në shesh! Kjo Kryeministri është bosh, se je kokrra e frikacakut
Protestuesi ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Policisë shtetërore për shkeljen e ligjit gjatë protestave studentore. Ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të policisë dhe kritikuar nivelin e përfaqësimit politik në vend.

Një prej protestuesve ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Policisë shtetërore dhe institucioneve përgjegjëse për hetimin e dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore. Ai deklaroi se efektivët nuk po veprojnë si policë të shtetit, por si mbrojtës të pushtetit dhe kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të policisë, përfshirë Skënder Hitën dhe drejtuesin që ai e përmendi me mbiemrin Demo. Protestuesi kritikoi edhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke pretenduar se nuk janë marrë masa ndaj efektivëve të përfshirë në incidentet e dhunshme gjatë demonstratave. Ai akuzoi klasën politike për korrupsion dhe pasurim në kurriz të qytetarëve dhe kritikoi nivelin e përfaqësimit politik në vend. Protestuesi kërkoi që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga politikanët t’u kthehen qytetarëve dhe tha se nuk do të ndalejë derisa të shkojnë para drejtësisë ata policë që kanë bërë dhunë. Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e ftuar të dalë përpara protestuesve dhe duke kritikuar nismën e tij për dialog.