Protestuesit, mesazh Ramës: S'ke parë gjë akoma
Disa qindra të rinj janë grumbulluar sot para godinës së Kryeministrisë për të vazhduar protestat e tyre kundër qeverisë.

Protestuesit që janë grumbulluar sot para godinës së Kryeministrisë po vijojnë me aksionet e tyre kundër qeverisë, në ditën e 13-të të protesteve. Ndërsa digjnin "karriget e dialogut" të vendosura nga Kryeministri Edi Rama, ata u kujdesën që t'i dërgonin edhe një mesazh të dytë. Një poster që mbahet në duar nga një prej protestuesve shkruan: "Edi Rama, s'ke parë gjë akoma". Ndoshta një paralajmërim për forma të tjera revolte, ndoshta një përgjigje për ndryshimet ligjore përmes paketës anti-dhunë, gjithësesi, të rinjtë duket se po tregojnë se protestat e tyre do të vijojnë.