Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në Tiranë
Forcat e Policisë shtetërore kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Forcat e Policisë shtetërore kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndërhyrja ka ndodhur në një moment kur, sipas raportimeve, tubimi po zhvillohej paqësisht, duke shkaktuar tensione mes pjesëmarrësve dhe efektivëve të policisë. Studentët, të rinjtë dhe qytetarët kanë vijuar edhe këtë të diel protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë ditës janë regjistruar edhe incidente të veçuara me hedhje gurësh drejt institucioneve dhe mjeteve policore.