Protestuesit largohen nga Kryeministria dhe zhvendosen drejt sheshit “Skënderbej”
Protestuesit kanë larguar nga Kryeministria dhe janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej” pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara.

Protestuesit tashmë janë larguar nga Kryeministria dhe janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej” pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara. Në shesh, disa prej tyre kanë ndezur zjarr duke hedhur molotov, ndërsa situata dhe lëvizjet e turmës vijojnë të ndiqen nga afër. Nga ana tjetër, policia vijon të jetë e tërhequr në zonën e bulevardit.
Tensionet në protestën e sotme para Kryeministrisë janë rikthyer mbrëmjen e sotme. Policia ndau gazetarët nga protestuesit dhe ka ndërhyrë duke bere disa arrestime. Siç shihen edhe në pamjet, policia ka dhunuar barbarisht një protestues në tubimin e sotëm. Protesta e sotme përpara Kryeministrisë është shoqëruar me përballjen e policisë dhe të rinjve.