Protestuesit i marrin policisë mburojën dhe sprajin me piper gjatë përplasjes para Kryeministrisë
Protestuesit kanë marrë policisë mburojën dhe sprajin me piper gjatë përplasjes para Kryeministrisë së Shqipërisë.

Protestuesit kanë marrë policisë mburojën dhe sprajin me piper gjatë përplasjes para Kryeministrisë së Shqipërisë. Incidenti ka ndodhur në momentin kur efektivët e Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë për të shoqëruar një të ri.
Shtatë efektivë kanë rrethuar protestuesin, i cili ka kundërshtuar ndërhyrjen e policisë. Gjatë përplasjes, njërit prej policëve i kanë rënë skafandra dhe mburoja mbrojtëse. Disa të rinjtë të tjerë kanë marrë mburojen dhe një spraj me piper të policisë. Më pas, ata kanë përdorur mburojen për t'u mbrojtur gjatë përballjes me efektivët.
Ngjarja është regjistruar pas disa orësh tensione në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë protestuesit.